Lajme
Shpërthim në Ferronikel
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e mbrëmjes në objektin e gjigantit Ferronikel. Nuk raportohet për persona të lënduar, por menjëherë pas shpërthimit, qindra banorë të kësaj komune ishin mbledhur pranë ndërtesës duke kërkuar nga menaxhmenti që të ndërpriten punimet.
Madje ata një kohë kanë bllokuar edhe hyrjet e ndërtesës duke mos lejuar punëtorët të hyjnë në vendet e tyre të punës. Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku pas takimit që ka pasur me menaxhmentin ka kërkuar nga banorët të largohen e më pastaj do të merren me këtë gjë.
Por ata nuk kanë pranuar duke qëndruar tek hyrje-daljet e Fabrikës. Ata janë të shqetësuar për jetën e punëtorëve dhe të familjeve që jetojnë përreth Ferronikelit. Shpërthimi i mbrëmshëm është i dytë në Ferronikel brenda një kohe të shkurtër.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë Familjet zvicerane do të paguanin taksa më të larta nëse përpjekja e SVP-së për të kufizuar... -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit














