Kosova
Shpërthime e krisma mbrëmë në veri të Mitrovicës
Mediat lokale të Mitrovicës raportojnë se janë dëgjuar zhurmat nga dy shpërthime në Veri të Mitrovicës, përcjell albinfo.ch.
Ato thonë se para pak minutash janë dëgjuar dy shpërthime në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Sipas një raportimi të banorëve aty, po dyshojnë se mund të jenë bomba, por edhe fishekzjarre të mëdha.
Dëshmitarët thonë se shpërthimet janë dëgjuar në një prej lagjeve ku jetojnë shumë shqiptarë në veri.
Shpërthimet, sipas raportimeve, janë dëgjuar edhe në jug.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se krismat e dëgjuara në Veri kanë qenë nga mjete piroteknike.
Sipas policisë, ato “me gjasë” kanë qenë të një festeje të ditëlindjes dhe nuk ka dëme.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes











