Lajme
Shpëtim Bajrami doktoron në afat rekord në Gjermani
Mërgimtari nga Kosova që preku majat e shkencës
Shpëtim Bajrami, i riu shqiptar tashmë është doktor shkence në Gjermani.
I lindur në Kosovë dhe i shkolluar në Gjermani, Dr. Shpëtim Bajrami i është shtuar drejtësisë gjermane si një kuadër i ri me rrënjë shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Ai ka studiuar drejtësi në Universitetin Heinrich Heine në Düsseldorf.
Shpetimi përfundoi dy studime kërkimore si pjesë e projektit të doktoraturës, një në qendrën “Lauterpacht “për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit dhe tjetra në Institutin Universitar Evropian në Firence.
Shpëtim Bajrami me afat rekord mbrojti me sukses temën e disertacionit në Gjermani, “E drejta e shteteve për vetëmbrojtje kundër aktorëve joshtetërorë”, disertacion në të drejtën publike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












