Lajme
Shqipe Sylejmani nominohet për “Fytyrën e Vitit” në SRF: Këtu mund të votoni!
Shqipe Sylejmani shkruan: Është një nder i madh për mua të jem ndër të nominuarit e këtij viti për "G&G Awards: Fytyrat e Vitit" nga @srffacesandstories

Shkrimtarja, publicistja dhe aktivistja e njohur Shqipe Sylejmani nga Kantoni Baselland është nominuar për titullin “G&G Awards: Fytyrat e Vitit”. Nominimi i saj është bërë në kategorinë “Brückerbauer:innen” (Ndërtues/e urash), shkruan albinfo.ch.
Këto janë fytyrat dhe historitë më emocionuese të vitit 2022, shkruan srf.ch.
Më 1 prill 2023 do të prezantohet për herë të dytë spektakli “G&G Awards”. Shikuesit do të ndihmojnë përmes votimit në përcaktimin se kush do të jetë “Fytyra e Vitit”.
Redaktorët e emisionit “Gesichter & Stories” (nga SRF) “TELE” dhe “GlücksPost” prezantojnë për herë të dytë çmimin “G&G Awards”, transmeton albinfo.ch. Fytyrat dhe historitë më të mira të vitit 2022 do të nderohen në disa kategori, në mes tjerash ehde në atë të Ndërtuesve të urave.
Ja se si e përshkruan srf, të nominuarën, Shqipe Sylejmani. Shqiptarja kosovare ka ardhur në Zvicër në moshën katër vjeçare. Por ëndrra e saj për një jetë më të mirë këtu, i është turbulluar: asaj i është dashur të durojë ngacmimet lidhur me emrin e saj, madje edhe fyerjet raciste në Festivalin Zviceran të Mundjes dhe Alpeve (që u mbajt verën e kaluar). Si autore, 35-vjeçarja reflekton mbi jetën mes dy botëve.
Të kujtojmë: Shqipe Sylejmani është zgjedhur Personalitet i Vitit 2022 nga redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në kategorinë e kulturës dhe aktivizmit social.
Shqipja është e vetmja femër në këtë kategori ndërsa të nominuarit tjerë janë futbollistë dhe këngëtarë, të gjithë “secondos”, dmth qytetarë zviceranë, me prejardhje të huaj.
Ndërsa Shqipe Sulejmani ka bërë me këtë rast një postim në FB, ku shkruan: Është një nder i madh për mua të jem ndër të nominuarit e këtij viti për “G&G Awards: Fytyrat e Vitit” nga @srffacesandstories.
Nuk e di se me çfarë e kam merituar këtë, duke pasur parasysh atë që të nominuarit e tjerë bëjnë çdo ditë për kulturën dhe shoqërinë, përcjell albinfo.ch. U jam edhe më shumë mirënjohës atyre që tashmë e kanë vlerësuar pafundësisht kontributin tim me këtë nominim. Ka njerëz dhe projekte vërtet të shkëlqyera, të nominuar këtu dhe nëse dëshironi, jeni të mirëpritur të votoni për projektin tuaj të zemrës këtu.
E fundit por jo më pak e rëndësishme: “FALEMINDERIT. Preke hunen, si thojn te na.❤️”. (Këtë fjalinë, në fund fare, e ka shkruar shqip.
Votimin për Shqipen, mund ta bëni në linkun më poshtë:
https://www.srf.ch/sendungen/gesichterundgeschichten/g-g-awards-das-sind-die-spannendsten-gesichter-und-geschichten-2022?srg_shorturl_source=ggawards&fbclid=IwAR0aha_VSy-PuZg3GvvRhO1xBemuXxmq5C3z7k-L7aXl95Lc-vxLp2ZzmTc
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet në Vjenë ekspozita “Mirë se vini në tavolinë” Të shtunën në Vjenë u hap ekspozita interaktive dhe interdisiplinare “Mirë se vini në tavolinë” e...
-
“Vatra” kërkesë Kosovës, zbatoni ato që thotë SHBA-ja
-
Odranët në Zvicër
Njëzet vite takime të mërgimtarëve nga fshati Odër
-
Mjekët nga diaspora realizuan me sukses konferencën XVIII europiane në Kosovë
-
Humb jetën kosovari në aksidentin e rëndë të trafikut, në Valis
Jeta në Zvicër
-
Ish-ministrja ftohet ta nxjerrë Kryqin e Kuq Zviceran nga kriza Ish-ministrja Simonetta Sommaruga është thirrur në krye të Kryqit të Kuq Zviceran, të goditur nga kriza,...
-
Përhapen grerëzat aziatike bletëngrënëse, veçanërisht në Gjenevë
-
Zvicra i afrohet ndryshimit të përkufizimit të përdhunimit
-
Zvicër: Trenat gjatë natës, 2023 do të jetë një vit rekord
-
A duhet të paguash për ilaçet me recetë në Zvicër?