Lajme
Shqipe Sylejmani prezanton librin e ri: një homazh për gratë dhe historinë tonë
Pas tre vitesh pritjeje, autorja dhe gazetarja shqiptare në Zvicër, Shqipe Sylejmani, kthehet sërish para lexuesve me një vepër të re letrare. Libri i saj më i fundit: “Stolz und Widerstand”, i cili sapo ka dalë nga shtypi, është një roman i veçantë që mbart në vetvete më shumë zemër, shpirt, dhimbje, por edhe forcë e durim se sa çdo projekt i mëparshëm i saj.
Në këtë vepër, Sylejmani sjell rrëfime të frymëzuara nga historia e vendlindjes dhe kujtesa kolektive, duke i kushtuar vëmendje veçanërisht figurës së gruas shqiptare nga gjyshet dhe nënat tona, tek motrat dhe bijat, të cilat me sakrificat dhe arritjet e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në breza.
Romani është një himn për krenarinë dhe qëndresën, një përkushtim për gratë që me shpirtin dhe forcën e tyre kanë ndërtuar themelet e identitetit dhe dinjitetit tonë.
“Ky libër është i dedikuar nënave tona, motrave tona, bijave tona atyre që kanë mbajtur mbi supe barrën e kohërave dhe që na japin kurajë të ecim me kokën lart në botë”, shprehet autorja.
Nga “Bürde & Segen” tek romani i ri
Shqipe Sylejmani, e lindur në Prishtinë dhe e rritur në Zvicër, u bë e njohur në vitin 2020 me romanin e saj të parë “Bürde & Segen”, ku trajtonte jetën mes dy kulturave dhe kërkimin e identitetit. Përkundër refuzimeve të shumta nga botuesit, ajo arriti ta publikojë librin me forcat e veta, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në tregun zviceran të librit.
Pasuesi i tij, “Würde und Vergebung” (2022), e çoi historinë më tej duke përfshirë rrëfime të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë zë përvojës së shpërnguljeve dhe sfidave të brezave.
Një zë i grave shqiptare në diasporë
Me librin e ri, Sylejmani e vendos gruan shqiptare në qendër të tregimit si bartëse të traditës, qëndresës dhe krenarisë kombëtare. Përmes këtij projekti, ajo dëshiron të ngrejë zërin e gjeneratave të harruara dhe të tregojë se forca e tyre vazhdon të jetojë te brezat e rinj.
Libri më i ri i Shqipe Sylejmanit do të jetë i disponueshëm në librari nga 9 tetori 2025, ndërsa mund që tani të sigurohet në gjitha platformat online të shitjes së librave në këtë link: Stolz und Widerstand.
Të ngjashme

Romani i dytë i Shqipe Sylejmanit, në kërkim të rrënjëve shqiptare
- Shqipe Sylejmani: “Shkruaj gjermanisht, por mendimi im është shqip”
- Albinfo.ch online&print, në një mbrëmje Gala zgjedh Personalitetet e Vitit 2022
- ESAF 2022: Sporti kombëtar zviceran dhe “vallëzimi i kombeve”
- Për Shqipe Sylejmanin, ndeshja Zvicër-Kosovë është një “duel mes vëllezërish”
- Malet, verërat dhe traditat Kosovës, në serialin e televizionit zviceran
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












