Lajme
Shqipen e flasin 6.7% e banorëve nën 15 vjeçarë të Zvicrës
Gjuha shqipe qëndron dukshëm më lartë se gjuhët tjera të huaja, pasi ta përjashtojmë anglishten, e cila ka më shumë statusin e gjuhës "botërore" dhe në atë kuptim edhe përdoret
Më shumë se dy të tretat e popullsisë së moshës mbi 15 vjeçare në Zvicër përdorin rregullisht më shumë se një gjuhë. Përqindja e njerëzve “shumëgjuhësorë” në këtë mënyrë ka shënuar një rritje të lehtë në vitin 2019 në krahasim me vitin 2014.
Anglishtja është gjuha jo-vendore më e përdorur si dhe gjuha më e mësuar gjerësisht në Zvicër, shkruan sda.ch. Çdo person i pestë i moshës mbi 25 vjeçare mëson një ose më shumë gjuhë ose po përmirëson aftësitë e tij gjuhësore, duke pasur si motiv kryesor, arsyet profesionale.
Këto janë rezultatet e para të studimit mbi gjuhën, fenë dhe kulturën të përpiluar nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), transmeton albinfo.ch. Ky studim, në vitin 2019 është kryer për herë të dytë (pas atij në vitin 2014) ndërsa është publikuar sot.
Në numrin e madh të grafikonëve që pasqyrojnë aspekte dhe nivele të ndryshme të përdorimit të gjuhëve, kryesisht jepen numra dhe përqindje për gjuhët e vendit dhe për anglishten. Ndërsa të gjitha gjuhët përveç y, futen në rubrikën “të tjera”.
Megjithatë, në njërin nga grafikonët e BFS që ka konsultuar albinfo.ch, numërohen edhe gjuhët “tjera”. Fjala është për rubrikën që merret me gjuhën që përdorin personat nën 15 vjeçarë në shtëpitë e tyre.
Pra, sipas studimit, shumica e njerëzve nën moshën 15 vjeçare në shtëpi flasin gjermanishten zvicerane (dialekt), 57%. Në radhë vjen frëngjishtja me 28%, gjermanishtja standarde, 16% dhe italishtja 8,8%. Ndërsa gjuha jo-vendore që përdoret më së shpeshti nga kjo moshë është anglishtja, 7,5%. Pas saj vjen shqipja, të cilën në shtëpi e flasin 6.7%.
Kështu, konfirmohet se gjuha shqipe qëndron dukshëm më lartë se gjuhët tjera të huaja, pasi ta përjashtojmë anglishten, e cila ka më shumë statusin e gjuhës “botërore” dhe në atë kuptim edhe përdoret.
Kjo përqindje, edhe pse e pa ilustruar me numrin dhe e pasqaruar me argumente të tjera, mund të merret në konsideratë edhe për të llogaritur numrin e shqiptarëve në Zvicër.
Siç dihet, ky numër nuk jepet në statistikat zyrtare në mënyrë të plotë, pasi që ato, kryesisht, mbështeten në përkatësinë shtetërore dhe jo në atë etnike të të huajve, shkruan albinfo.ch. Kështu, në statistikat në fjalë kemi numrin e shtetasve të Kosovës, të Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë etj. por jo atë të “shqiptarëve etnikë”.
Nëse përqindja e përmendur prej 6.7% projektohet në të gjitha moshat, do të dilte se shqipen në Zvicër e flasin rreth 400 mijë banorë! Por, sigurisht për të ardhur në një përfundim të tillë nevojiten studime më të thelluara demografike.
Pas shqipes vjen gjuha portugeze, e folur në shtëpi nga 4.9% e popullatës së kësaj moshe, spanjishtja, 4.9%, gjuha boshnjako-kroato-malazeze-serbe 3.8% dhe turqishtja 2.8% si dhe mbi 70 gjuhët e tjera fliten në shtëpi nga brezi më i ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqipja flitet më shumë në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen Gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të popullatizuara në Zvicër. Shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në...
-
Nagavci: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë ka vlerë jashtëzakonisht të madhe
-
Gërvalla takon mërgatën në Stuttgart, i fton të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë
Jeta në Zvicër
-
Studimi më i madh rreth kanabisit në Zvicër fillon në Cyrih Në kantonin e Cyrihut, 7500 njerëz do të marrin pjesë në një studim mbi përdorimin e...
-
A mund t’ia dilni pa pasur veturë në Zvicër?
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Vdes në moshën 81-vjeçare Roger Pfund, ilustruesi i pasaportës zvicerane
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë