Shqipëria
Shqipëri: 1.5 milion vaksinime kundër COVID-19
Mbi 1.5 milion vaksinime janë kryer në Shqipëri deri në këto momente.
Lajmi bëhet publik nga kryeministri Edi Rama, i cili u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë vaksinën kundër Covid19.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!
#MbroniShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh ”, shkruan Rama.
Ndërkohë vijon të ketë një nivel të lartë bilanci ditor nga coronavirusi në Shqipëri prej disa ditësh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3 persona të tjerë humbën betejën përballë virusit vdekjeprurës, ndërkohë që 895 të tjerë rezultuan të infektuar nga 5901 testime të kryera.
Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













