Shqipëria

Shqipëri: Doza e tretë anti-Covid nis këtë muaj

6 muaj pas marrjes së vaksinës anti-Covid, mund të aplikohet doza e tretë.

Ekspertët deklarojnë se vaksinimi me dozën përforcuese do të nisë brenda këtij muaji.

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit, Aida Bushati, thekson se doza e tretë duhet për të forcuar imunitetin ndaj Covid-19 në dimër dhe veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara. Por, çfarë rekomandojnë ekspertët për personat që i kanë marrë të dyja dozat, por kanë kaluar edhe Covidin.

Pas rekomandimeve të nxjerra nga Komiteti i Imunizimit, anëtarja Bushati, njëherësh neurologe në Spitalin Pediatrik, thotë se edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të tjera duhet ta bëjnë vaksinën anti-Covid. Vetëm Pfizer do të aplikohet te fëmijët, pasi ka studime edhe për këtë kategori.

Gjithashtu, dozat anti-Covid nuk shkaktojnë probleme me vaksinat e tjera të kalendarit.