Shqipëria

Shqipëri: Dy viktima e 74 raste të reja me koronavirus

Dy të vdekur e 74 raste të reja me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri.

“Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv.” – njofton Ministria, transmeton Ora News.

Testime – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Raste aktive – Aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 449

Durrës 205

Shkodër 169

Vlorë 119

Lezhë 60

Fier 48

Korçë 36

Kukës 20

Elbasan 16

Berat 16

Gjirokastër 13

Dibër 9