Shqipëri
Shqipëri, kanionet e Osumit, destinacion magjik
Tashmë sezoni turistik ka filluar dhe Kanionet e Osumit me madhështinë, lashtësinë, mitologjinë dhe bukurinë e tyre janë përherë të lakmuar për t’u vizituar. Ato janë shndërruar tashmë, në një destinacion turistik gjithmonë e më i pëlqyer për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”, shkruan atsh.
Këtë bukuri natyrore e ka ndarë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një video nga kanionet e Osumit në rubrikën “Shqipëria e bukur”, në të cilën ai promovon destinacionet turistike në vend.
Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e kanioneve të Osumit, rreth 13 km të gjatë, nga 4 deri në 35 m të gjerë, 70-80 m të thellë, me shpate vertikale, përfund të cilave rrjedh lumi i Osumit.
Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.
Rafting në kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara pothuajse nga të gjitha grupmoshat.
Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si ‘’syri’’, ‘’porta e djallit’’, ‘’krokodili’’ apo ‘’katedralja’’.
Në këto kanione, nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë jo vetëm për të ushtruar në ujërat e tij sportin e bukur të raftin, por edhe për të eksploruar magjinë e natyrës shqiptare.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












