Koronavirusi: çast pas çasti
Shqipëri: Miratohet lista e hoteleve për riatdhesimet
Qeveria shqiptare ka miratuar një listë prej 17 hoteleve të cilët do përdoren si zona karantinuese për të gjithë personat që do kthehen nga vendet e ndryshme në Shqipëri.
Të gjithë të kthyerit në Shqipëri do jenë të detyruar të qëndrojnë për 14 ditë në izolim të plotë.
Pjesa më e madhe janë në zonën e Golemit, Malit të Robit dhe Durrësit. Ndërsa një prej strukturave akomoduese është në Lezhë. Deri më tani nuk ka një shifër zyrtare se sa është numri i shqiptarëve që do të kthehen në atdhe, ndërkohë që fluturimet e Air Albania vijojnë çdo ditë nga destinacione të ndryshme.
Sipas përfaqësuesve të operatorit turistik shifra e të riatdhesuarve pritet të jetë rreth 3 mijë. Sipas raportit dhe procedurës së ndjekur ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Unionit Turistik Shqiptar dhe Shoqatës Shqiptare të Turizmit kostot e fjetjes dhe ushqimit për një person janë 2500 lekë në ditë.
Qeveria ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të akomodimit të përkohshëm në vlerën 1.700 lekë në ditë për person, nga buxheti i shtetit. Ndërsa 800 lekë në ditë do të mbulohen nga personi i riatdhesuar.
Grupet e para të të riatdhesuarve kanë patur ankesa në lidhje me kushtet, por edhe pagesat, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi t’i paguajnë.
Karantinës së detyrueshme i nënshtrohen edhe të riatdhesuarit që kthehen nga Greqia. Por për ta shteti nuk ka parashikuar të paguajë asnjë para për përballimin e tarifës së akomodimit. Qytetarët që kthehen nga Greqia në rrugë tokësore i përballojnë të gjitha shpenzimet e qëndrimit në hotel vetë, raporton TVklan.al, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?











