Lajme
Shqipëri, një i vdekur nga ethet hemorragjike
Një 30-vjeçar humbi jetën në Spitalin Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa vëllai i tij 35-vjeçar, baba i tre fëmijëve, ndodhet në gjendje kritike nga “ethet hemorragjike”
Një qytetar shqiptar ka vdekur në spitalin e Tiranës dhe një tjetër (vëlla i viktimës) është në gjendje kritike nga ethet hemorragjike. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Gjorgji nga Dibra, të cilët dyshohet se janë prekur nga virusi i rrezikshëm Apa, gjatë kohës sa po i kullosnin bagëtinë në mal.
Vëllai më i vogël 30-vjeçar, humbi jetën dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa 35-vjeçari Nuri Gjorgji, baba i tre fëmijëve ndodhet në gjendje kritike në reanimacionin e infektivit, pasi “ethet hemorragjike” i kanë prekur organet jetësore, sidomos veshkat.
Dy vëllezërit kanë qenë duke i kullosë bagëtinë në zonën e Kalasë së Dodës në Dibër të Shqipërisë.
Dëmtimi më i rëndë që paraqet pacienti është insuficienca renale akute, raporton “mapo”.
Infektologu Pëllumb Pipero sqaroi për mediat gjendjen e rëndë të pacientit, ndërsa thotë se shkaktar për “ethet hemorragjike” mund të jenë ose rezervuarët e ujit ose rriqrat që gjenden në bagëti.
Pesë ditë më parë dy vëllezërit Gjorgji në rrethana ende të panjohura, u infektuan me virusin Apa duke shfaqur sindromat e “etheve hemorragjike”. Ata u transportuan fillimisht në spitalin e Peshkopisë, por për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore u dërguan me urgjencë në Spitalin e Infektivës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













