Lajme
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë, ka shkuar në 10 mijë numri i regjistrimeve në Shqipëri.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një postim në rrjetet sociale iu bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit që të regjistrohen sa më parë.
“KQZ Shqipëri nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025. Shpërndani linkun e mëposhtëm që të aplikojnë edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.
Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë! Voto për Zgjedhjet e 11 Majit”, shkruan Celibashi.
Po ashtu kryekomsioneri nënvizon më tej “Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025”.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë miratuar 1662 kërkesa.
Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkuj me 7148 (71,13%) kërkesa, ndërsa femrat janë 2901 (28,87%).
Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 3128 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 2731 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 1878 dhe mbi 56 vjeç janë 1278 kërkesa për regjistrim.
Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 1026 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 262 kërkesa.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












