Lajme
Shqipëri: Tre të vdekur dhe 295 raste të reja me COVID-19
Tre persona kanë vdekur dhe 295 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të hënën në Shqipëri.
Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, 96 persona janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 10167.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar në Shqipëri 295 raste të reja me koronavirus dhe 3 humbje jete.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 17350 raste, prej tyre 10167 janë të shëruar, 6729 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 454 persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar I riu humbi jetën pas një përleshjeje mes dy grupeve në Cremas, ndërsa policia identifikoi autorët... -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta -
Itali
Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në Itali
Jeta në Zvicër
-
Raca më e adhuruar e deleve në Zvicër që po mahnit turistët Me fytyrë të zezë e lesh të bardhë – Valais Blacknose, delja... -
Roboti zviceran që mund të ndryshojë të ardhmen e stomatologjisë -
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit













