Lajme
Shqipëria, borxh deri në “hundë”
Sipas Bankës së Shqipërisë, borxhi i përgjithshëm është 6.6 miliardë euro ose 66 për qind e prodhimit bruto. Vetëm këtë vit borxhi u rrit në gati 600 milionë euro
Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare është rritur dukshëm gjatë këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e fundit, borxhi është rritur për 588 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kurse borxhi i përgjithshëm i Shqipërisë është 6.6 miliardë euro ose 66 për qind e prodhimit bruto.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gati gjysma e rritjes ka ardhur nga borxhi i marrë nga qeveria, ndërsa pjesa tjetër është borxh i bankave, por edhe sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Aktualisht borxhi që Shqipëria i detyrohet botës është 6.6 miliardë euro. Nga ky borxh, 2.6 miliardë euro janë borxhi i qeverisë, në formën e huave nga donatorët, por edhe kredive tregtare, ndërsa pjesa tjetër është marrë nga kompanitë private, por edhe bankat kryesisht në formën e depozitave.
Edhe pse Shqipëria, ka një nivel të ulët borxhi nga jashtë krahasuar me vendet e tjera, të dhënat tregojnë se ky tregues po rritet me ritme të shpejta.
Sipas Bankës së Shqipërisë krahasuar me fundin e vitit 2007, borxhi i jashtëm është trefishuar në vlerë nga 2.2 në 6.6 miliardë euro dhe është aktualisht sa 66 për qind e Prodhimit Kombëtar, citon BW.
Vitet e fundit huamarrja është konsideruar një zgjidhje e detyruar për të ruajtur ekuilibrat e ekonomisë, në pamundësi për të siguruar valutë të mjaftueshme nga eksportet dhe investimet e huaja.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












