CH-Ballkani
Shqipëria duhet të vizitohet gjatë vitit 2017
Prestigjiozja amerikane “Forbes” që rekomandon se Shqipëria duhet vizituar gjatë vitit 2017. Shqipëria është ndër vendet më atraktive dhe nuk kushton shumë
Bukuritë e Shqipërisë nuk kalojnë pa u vërejtur nga mediat e huaja. Kohët e fundit janë shtuar mediat që kanë shkruar për vendet atraktive që ofron Shqipëria, si dhe që duhet vizituar gjithsesi, raporton albinfo.ch.
Tashmë është prestigjiozja amerikane “Forbes” që rekomandon se Shqipëria duhet vizituar gjatë vitit 2017. Shqipëria është ndër vendet më atraktive dhe nuk kushton shumë.
Shqipëria renditet e 21-ta në 30 vende të marra gjithsej në studim, duke lënë pas kështu vende si vende në Meksikë, Kanada, Buenos Aires, Haiti, Greqi, Portugali, etj.
“Ky cep i harruar i Evropës është një destinacion i mrekullueshëm që mund ta vizitosh me një buxhet shumë të ulët, në një kontinent tjetër turistik dhe të shtrenjtë”, shkruan “Forbes”.
“Forbes” fton lexuesit e saj të vizitojnë bukuritë e vijës bregdetare të Sarandës, qytetit malor mesjetar të Gjirokastrës dhe rrënojat romake të Butrintit.
Ka gjithashtu disa vende historike mjaft interesante në të gjithë Shqipërinë në të cilat hyrja kushton 2 deri në 5 dollarë. Nga qyteti malor mesjetar i Gjirokastrës në rrënojat romake në Butrint, të ofrohet një anë krejt e ndryshme e Evropës, e cila sugjeron “Forbes” duhet vizituar patjetër përpara se kjo zonë të jetë mbipopulluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












