Lajme
Shqipëria e rrezikuar nga përmbytjet
Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti tha se 3000 hektarë janë përmbytur në qarkun e Fierit, Vlorës dhe në Gjirokastër
Qindra familje shqiptare janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rajonin e Fierit dhe të Vlorës në Shqipëri, pasi dy lumenjtë, Vjosa dhe Semani, kanë dalë nga shtrati duke përmbytur disa lokacione. Për t’i shpëtuar qytetarët nga përmbytjet në këto rajone është angazhuar edhe Ushtria e Shqipërisë, ndërsa është shpallur gjendje emergjente.
Sipas medieve shqiptare, nga vërshimet e ujit janë mbytur shumë bagëti, ndërsa shumë ekonomi familjare janë shkatërruar. Niveli i ujit nëpër lokalitete ka shkuar në dy metra, ndërsa për familjet që kanë mbetur në mes të ujërave, janë përdorur helikopterët e ushtrisë dhe policisë.
Burim nga këto qarqe thonë se niveli i ujërave nga Semani dhe Vjosa kanë filluar të ulen, por akoma vazhdojnë të jenë kërcënues, citon Shekulli.
Në fshatrat Ferras, Martinë, Bishan dhe Poro të rajonit të Fierit, forcat e ndërhyrjes emergjente kanë evakuuar 110 familje. Operacionet më të vështira kanë qenë në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” ku vetëm pas mesnate janë evakuuar 30 familje, 3 prej të cilave ishin vetëm gra me fëmijë, të cilat kishin disa orë të mbetura mbi çatitë e banesave të tyre.
Ne qarkun e Vlorës ne mesnate janë evakuuar 70 familje, të cilat rrezikoheshin nga përmbytja ne Novosele në fshatrat Mifol, Fitore, Bishan, Dëllëngë, Delishisht dhe Poro.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në rajonin e Vlorës, e prekur nga përmbytjet dhe nga atje ka deklaruar se emergjencat janë përgatitur pa filluar tërbimi i motit.
“Të gjitha strukturat janë në këmbë për të shmangur çdo dëm. Nuk kemi humbje njerëzore. Do të bëhet një raport i hollësishëm i dëmeve. Kemi diskutuar me partnerët për të na ofruar mbështetje për përballimin e vështirësive. Ka ende shumë punë për të bërë, por problemet do ti adresojmë”, u shpreh Rama.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti deklaroi për mediat se shkak për situatën kritike të përmbytjeve në jug të vendit janë bërë ndërtimet me leje dhe pa leje që janë dhënë për banesat e bizneset pranë lumenjve.
Sipas tij, ndërtimet pa kriter kanë bërë që të bllokohen kanalet e treta të kullimit, të cilat pavarësisht funksionimit të kanaleve të para dhe të dyta, e vështirësojnë tej mase tërheqjen e ujërave. Ministri informoi se 3000 hektarë janë përmbytur në qarkun e Fierit, Vlorës dhe në Gjirokastër.
Ndryshe, përmbytje nga reshjet e fundit ka edhe në zonat tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe Lezhën e Shkodrën, por rajoni i jugut të Shqipërisë ka qenë më i atakuar nga përmbytjet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të rifillojë fluturimet në Tel Aviv në korrik Swiss International Air Lines do të rifillojë fluturimet e saj për në Tel Aviv nga 1... -
Familjet zvicerane do të paguajnë “635 franga më shumë në vit” nëse propozimi anti-imigracion fiton -
Studim në Cyrih: Rritet frika nga dëbimet e qiramarrësve -
Kolonat e gjata vazhdojnë në Gotthard, bllokim i madh i trafikut drejt jugut -
Pse janë mbipopulluar burgjet në Zvicër?














