Kosova
Shqipëria me eksodin me te lartë të njerëzve të arsimuar
Pse Shqipëria renditet një nga shtetet me numrin më të lartë të ikjeve:
-
1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (44 %)
-
70 % e emigrantëve janë nën 34 vjeç
-
47 % e emigrantëve në 4 vitet e fundit kanë diploma universitare
-
3 500 mjekë janë larguar vetëm për në Gjermani!
-
91.4 % e studentëve planifikojnë të largohen pas diplomimit, edhe të mos kthehen më
-
Shqipëria, së bashku me 9 vende të tjera afrikane, renditet në 10 vendet e para në botë me eksodin më të lartë të njerëzve të arsimuar
Ndryshe nga valët e mëparshme të emigrimit që ishin të nxitura nga varfëria, eksodi i sotëm përfshin mendjet më të arsimuara dhe ambicioze të Shqipërisë: mjekë, inxhinierë, studiues dhe zhvillues softuerësh.
Shqipëria ka shkallën më të lartë të emigrimit të njerëzve me arsim të lartë në Ballkanin Perëndimor, dhe 47 % e emigrantëve të sotëm kanë një diplomë universitare.
Shqipëria po përjeton jo vetëm një kolaps historik demografik, por edhe një kolaps intelektual.
Vetëm në 5 vitet e fundit, mbi gjysmë milioni shqiptarë kanë kërkuar azil, leje pune ose qëndrim në BE, duke e zbrazur vendin si nga të rinjtë ashtu edhe nga ekspertiza.
Anketat tregojnë se kjo nuk është vetëm ikje ekonomike, por është një braktisje morale. Korrupsioni është rrënjosur, normalizuar dhe shpesh lavdëruar. Meritokracia është një mit. Nepotizmi është rregull.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës Reforma e re evropiane për sigurimin e papunësisë së punëtorëve ndërkufitarë mund të ketë kosto të... -
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse













