Shqipëria
Shqipëria, më së paku vetura në Evropë
Në mesin e Shteteve Anëtare, Luksemburgu kryesoi listën me 662 makina për 1 000 banorë, pasuar nga Italia (625 makina), Malta (615 makina), Finlanda (604 makina) dhe Qipro (595 makina)
Shqipëria vazhdon të jetë vendi evropian me numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë.
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016, BE kishte mesatarisht 505 autovetura për 1000 banorë, ndërsa sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Shqipëria kishte 420 mijë autovetura më 2016 ose 146 automjete për 1000 banorë me një rritje te lehte nga viti 2015.
Gjithashtu sipas të dhënave të “Nation Master Shqipëria”, vijon të ketë numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë edhe në krahasim me rajonin, ku shihet se me 2016 në Malin e Zi u regjistruan 309 makina, në Serbi 288 autovetura për 1000 banorë dhe në Bosnjë 2014 automjete për 1000 banorë, teksa të dhënat për Kosovën mungojnë, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e Shteteve Anëtare, Luksembtrgukr}esoi listën me 662 makina për 1 000 banorë, pasuar nga Italia (625 makina), Malta (615 makina), Finlanda (604 makina) dhe Qipro (595 makina).
Në anën tjetër të shkallës, numri më i ulët i automjeteve u regjistrua në Shqipëri me 146 makina, Rumani 261 makina, Hungaria 338 makina, Letonia 341 makina dhe Kroacia 374 makina.
Eurostat shpjegon se, gjatë viteve të fundit, makinat me karburant alaternativ ne BE përbënin ende një pjesë të vogël të makinave.
Në vitin 2016, numri më i madh i makinave të regjistruara u vërejt në Gjermani me 45 milionë makina, shkruan ‘monitor’.
Më pas Italia me 37 milionë makina dhe Franca 32 milionë makina. Gjatë periudhës pesë vjeçare nga viti 2012 deri në vitin 2016, pati një rritje të fortë të numrit të automjeteve të regjistruara në disa shtete anëtare.
Rritja më e lartë gjatë kësaj periudhe është regjistruar në Estoni (17%), pasuar nga Sllovakia dhe Polonia (të dyja 16%), Portugalia (14%).
E-Diaspora
-
Londër
Florian Vlashi magjepsi Londrën me një mbrëmje artistike Florian Vlashi në Londër: Violina si rrëfim i jetës dhe identitetit... -
Nju-Jork
Shoqata AALEA vlerëson oficerët shqiptaro-amerikanë për shërbimin në SHBA -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Fron Shala certifikohet nga HarvardX në shkencat e astronomisë -
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé do të mbajë prodhimin e kapsulave Nespresso në Zvicër pavarësisht tarifave amerikane Kompania zvicerane e ushqimit Nestlé nuk ka plane të zhvendosë prodhimin e kapsulave Nespresso jashtë Zvicrës,... -
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta














