CH-Ballkani
Shqipëria, me pagën më të ulët minimale
Paga minimale mujore zakonisht është nën 600 euro në lindje dhe mbi 1 400 euro në veriperëndim të BE-së
Punonjësit shqiptarë deri në fund të vitit 2018 paguheshin minimalisht me 210 euro në muaj, që është më e ulëta në Evropë, sipas hartës së pagës minimale, që është publikuar nga Eurostat.
Paga bruto minimale nga 1 janari në Shqipëri është rritur nga 24 mijë në 26 mijë lekë.
Ndonëse në rritje vit pas viti, paga minimale e punonjësve shqiptarë mbetet sërish më e ulëta. Në Serbi ajo është 308 euro. Mungojnë të dhënat për Maqedoninë dhe Malin e Zi. Për Maqedoninë, por sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë, paga më e ulët bruto është 17,370.00 MKD (rreth 282,00 EUR). Edhe për Malin e Zi, sipas burimeve zyrtare, paga minimale është rreth 288 euro, duke e bërë Shqipërinë vendin me paga më të ulëta për shtresat vulnerabil.
Industria tekstile dhe e këpucëve në Shqipëri (që punon kryesisht për tregun italian) dhe disa sektorë të tjerë të industrisë përpunuese paguajnë përgjithësisht me pagë minimale dhe së fundi kanë filluar të ndjejnë mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të punonjësve të tyre, në kërkim të të ardhurave më të larta. Por, teksa, paga e ulët mbetet avantazhi konkurrues kryesor i Shqipërisë, këta sektorë e kanë thuajse të pamundur të rrisnin ndjeshëm pagat, pasi do të humbnin partnerët e huaj. Orientimi në sektorë me vlerë të shtuar rekomandohet nga ekspertët si zgjidhja për këtë ngërç, shkruan ‘monitor’.
Sipas njoftimit të Eurostat, që nga 1 janari 2019, 22 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare, vetëm Danimarka, Italia, Qiproja, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një pagë minimale. 22 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë paga minimale kombëtare mund të ndahen në tri grupe kryesore bazuar në nivelin në euro, përcjell albinfo.ch.
Paga minimale mujore zakonisht nën 600 euro në lindje dhe mbi 1 400 euro në veriperëndim të BE.
Në janar 2019, Bullgaria kishte pagën minimale më të ulët, përkatësisht 286 euro, nga të gjithë shtetet e BE-së. Nëntë shtete anëtare, të gjitha të vendosura në lindje të BE-së, ndiqnin Bullgarinë, me paga minimale midis 400 dhe 600 euro në muaj, përkatësisht: Letonia (430 euro), Rumania (446 euro), Hungaria (464 euro), Kroacia (506 euro ), Çekia (519 euro), Sllovakia (520 euro), Polonia (523 euro), Estonia (540 euro) dhe Lituania (555 euro).
Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura në jug të BE-së, pagat minimale shkonin në mes 650 dhe pak më shumë se 1 000 euro në muaj: Greqia (684 euro), Portugalia (700 euro), Malta (762 euro), Sllovenia (887 euro) dhe Spanja ( 1,050 euro).
Në shtatë vendet e tjera anëtare, të gjitha të vendosura në perëndim dhe në veri të BE-së, pagat minimale ishin mbi 1 450 euro në muaj: Britania e Madhe (1 453 euro), Franca (1 521 euro), Gjermania (1 557 euro) , Belgjikë (1 594 euro), Holanda 1 616 euro), Irlanda (1 656 euro) dhe Luksemburgu (2 071 euro).
Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 098 euro në muaj në janar 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti
















