Shqipëria
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve në rajon
Këto shifra sipas tij, tregojnë se “Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”
Komisioni Evropian i Udhëtime duke analizuar e krahasuar të dhënat e turizmit të vitit 2019 me tremujorin e dytë të 2024, parashikon se Shqipëria do të jetë vendi me rritjen më ta madhe të turistëve, të cilët qëndrojnë në Shqipri më shumë se një natë.
Këto të dhëna tregojnë se rritja e Shqipërisë projektohet të jetë para 86% duke lënë pas vendet e rajonit si Serbia me 48%, Mali i zi me 31%, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e Komisionit Evropian të Udhëtime, e listojnë Shqipërinë të parën jo vetëm për vendet e rajonit por edhe në Evropë ku Portugalia renditet me 26%, Greqia me 22% dhe Turqia 21%.
Raportin e Komisionit Evropian të Udhëtimeve e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Këto shifra sipas tij, tregojnë se “Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”.
Gjatë javës që po lëmë pas në një takim me kryebashkiakët kryeministri Edi Rama foli edhe për një fushatë dizinformuese me qëllimin final shkatërrimin e asaj çfarë ka arritur Shqipëria në Turizëm. Sikurse tërhoqi vëmendjen për ata që abuzojnë me çmimet të cilëve u tha se “po i bëjnë gropën vetes”.
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? Monedha zvicerane mbetet ndër më të fortat në botë, ndërsa euro dhe sidomos dollari kanë humbur... -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë














