Shqipëria
Shqipëria merr kryesimin e Procesit së Berlinit, samiti i radhës mbahet në Tiranë
Shqipëria, mikpritëse e samitit 2023
Samiti i sivjetshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua për herë të tretë në Berlin, dhe duket se ia arriti qëllimit që i kishte vënë kancelari Olaf Scholz: Që t’i jepte një impuls të ri platformës së afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, të iniciuar në vitin 2014, nga ish-kancelarja Angela Merkel. Scholz tha se do të vazhdojë ta koordinojë nga afër këtë nismë dhe se ai mund të jetë sërish mikpritës i këtij takimi. Por, për vitin e ardhshëm ia ka lënë stafetën kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili pas samitit të Ballkanit Perëndimor me Këshillin e BE-së më 6 dhjetor 2022, në vitin 2023 do të jetë mikpritësi i radhës i Samitit të Procesit të Berlinit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë lajmin se në Shqipëri më 6 dhjetor do të mbahet për herë të parë Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se me propozim të kancelarit gjerman, Scholz, Shqipërisë i është dhënë kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i samitit të ardhshëm.
Sipas tij, kjo tregon respektin që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht.
Postimi i Ramës:
Sot Shqipërisë iu dha me propozim të kancelarit Scholz, kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i Samitit të ardhshëm. Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet i pari Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura kurrë më parë në Shqipëri, të paimagjinueshme deri disa kohë më parë për t’iu besuar një qeverie të Shqipërisë, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht. Ne mbetemi një vend i vogël, me hallet e problemet tona që duan kohën, durimin e punën tonë për t’u zgjidhur, por ne sot kemi fituar respekt duke u dhënë të gjithëve respekt, por edhe duke kërkuar respekt nga të gjithë. Lutem çdo ditë që të gjithë ne, shqiptarët, në radhë të parë ata që komunikojnë me botën, politikanë, gazetarë, artistë, sportistë e të tjerë, ta mësojmë nga popuj të tjerë pa humbur akoma kohë të pafundme, se Shqipëria është shtëpia jonë, që nuk shahet kurrë në gjuhë të huaj, por vetëm mbrohet e promovohet për njëmijë e një të mirat e saj. Ndërsa për të metat e mangësitë, dëmtimet e riparimet që ka nevojë, na del e tepron ta bëjmë në shqipen tonë të bukur dhe të pasur.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













