Shqipëria
Shqipëria në varfëri ekstreme, ka të ardhurat më të ulëta në rajon
Të ardhurat e një familjeje shqiptare shkojnë vetëm për të blerë ushqimet më bazike. Studimi i fundit i EUROSTAT tregon se vendi ka të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 31% e asaj që prodhon ekonomia shqiptare shkon për t’u ushqyer. Treguesi i konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien e një familjeje, e vendos Shqipërinë në fund, me diferencë të ndjeshme nga rajoni.
Shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, duke i shpenzuar ato vetëm për t’u ushqyer. Cmimet e larta të produkteve ushqimore i detyron familjet shqiptare që me pjesën më të madhe të të ardhurave të blejnë ushqimet, një tregues ky i varfërisë ekstreme. Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet nominale për ushqim, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Buto ishte 31.2% në vitin 2022, nga 6.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Për bukën dhe drithërat, familjet shqiptare kanë shpenzimeve rekord në 4.3% të PBB-së, nga 1.2% që është mesatarja europiane.
SHPENZIMET E FAMILJEVE SHQIPTARE
Bukë e drithëra 4.3% të PBB-së
Mish 6% e të ardhurave
Qumësht, djath e vezë 5.1% të PBB-së
Fruta e perime 11.9% të PBB-së
Edhe për vitin 2022, Shqipëria mbeti vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë në raport me prodhimin e brendshëm buto si dhe për konsumin individual për frymë.
TË ARDHURAT PËR FRYMË
Shqipëria 40%
Bosnjë e Hercegovina 42%
Mali i Zi 64%
Serbia 53%
Maqedonia e Veriut 51%
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do t’u jepet lamtumira më 26 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














