Kosova
Detaje nga plagosja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Klinë
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje rreth rastit, ku është plagosur një pjesëtar i policisë.
Ai ka thënë se pjesëtari i policisë, i plagosur gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, është Januz Veselaj, teksa u shpreh se është informuar nga drejtori i Policisë se Veselaj, pas tretmanit të nevojshëm në QKUK, është liruar në shtëpi.
“Përgëzoj zyrtarët policorë për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional, përkundër rrezikimit të jetës së tij. Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cenojë jetën apo pronën e qytetarëve dhe shtetit tonë, do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













