Shqipëria
Shqipëria nuk financon më studimet jashtë vendit, synon ndaljen e të rinjve nga ikja
Qeveria shqiptare nuk do të financojë më studime jashtë, por do të financojë nxënësit ekselentë këtu. Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e dekorimit me “Medaljen e artë” për të rinjtë e të rejat që përfunduan gjimnazin me rezultate të shkëlqyera.
“Ne kemi vendosur që ta ndryshojmë komplet sistemin e mbështetjes së ekselentëve, dhe këtu nuk flasim për atë pjesën që i quajmë ekselentë nga 9-ta tek 10-ta. I kemi quajtur ekselentë për lehtësi komunikimi por nëse ata me 9-ta janë ekselentë, ju i bie të jeni UFO. Këtu unë po flas për UFO-t. Ju e dini që ka pasur një program prej vitesh që qeveria shqiptare, programi i vjetër i hershëm, i bërë me qëllim të mirë në fakt, nuk diskutohet, e kemi vazhduar dhe ne po me atë qëllim të mirë, të jepte fonde për të financuar studimet e studentëve shqiptarë në një listë universitetesh më të mira të botës dhe kemi financuar 20, mesatarisht, studentë në vit. Mirëpo, as edhe njëri nuk ka pasur mirësinë që, në njëfarë mënyrë, t’ia kthejë këtij vendi investimin. Kështu që, ne nuk do financojmë më studime jashtë por do financojmë UFO-t këtu, pra, ata si ju apo të tjerë, kuptohet më të gjitha ato kritere dhe do bëjmë një financim të konsiderueshëm duke mos dhënë një bursë por një pagë, një pagë minimale natyrisht, por një pagë, për çdo student që është i këtij niveli”, tha kreu i qeverisë”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











