Futboll

Shqipëria përballet me Anglinë, të gjitha ndeshjet e ditës së sotme

Kualifikueset e Botërorit Katar 2022 vazhdojnë ditën e sotme me disa duele shumë interesante.

Tetë ndeshjet që do të luhen ditën e sotme do të nisin në orën 20:45, me përjashtim Moldavi – Skoci, që do nisë në orën 18:00.

Kjo përballje është vendimtare për ekipin e Edy Rejas, nëse do të vazhdojnë të mbajnë shpresa për vendin e dytë që dërgon në “Play Off”.

Në anën tjëtër, Anglia me një fitore sonte do të siguronte kualifikimin për në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Anglezët llogariten favorit apsolut sot, ndërsa shqiptarët do të mundohen të shkaktojnë befasi dhe të marrin ndonjë pikë.

Këto janë formacionet e mundshme e të dyja kombëtareve:

Angli: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Chilwell; Henderson, Phillips; Sterling, Foden, Grealish; Kane

Shqipëri: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Veseli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Bajrami; Cikalleshi, Broja 

Pa dyshim që përpos Kombëtares tonë, e cila do të ndeshet në “Wembley” përballë “Tre Luanëve”, një tjetër ndeshje shumë interesante është edhe ajo mes Italisë dhe Zvicrës, pasi të dyja kanë 14 pikë në grupin C.