CH-Ballkani
Shqipëria së shpejti me Konsullatë Nderi në Gjilan
“Në Gjilan pos gjithë këtyre aktiviteteve do të emërojmë një Konsull Nderi, e cila do të jap shërbime për gjithë këtë regjion, sepse Gjilanin ne e shohim si një vlerë të shtuar të marrëdhënieve tona", tha Minxhozi
Republika e Shqipërisë së shpejti do të hap një Konsullatë Nderi edhe në qytetin e Gjilanit, e cila do t’u jap shërbime për gjithë regjionin e Gjilanit dhe më gjerë. Kështu u tha sot pas një takimi që kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri zhvilloi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Me këtë të fundit Haziri bisedoi për vazhdim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si në kulturë, arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, agro-kulturë dhe fusha të tjera.
“Është një konfirmim që jemi koordinuar për bashkëpunim që nga aktivitetet e “Flakës së Janarit 2018”, e deri në fund të vitit 2018. Jemi në kalendarin kombëtar për shënimin e vitit të Skënderbeut me aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës, por edhe në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik dhe fusha të tjera që ndihmojnë rritjen e bashkëpunimit edhe mes bizneseve dhe qytetarëve, për të ndikuar në zhvillimin e të dy shteteve. Në muajin janar do të bëhet vendosja e bustit të Skënderbeut para institucionit të Komunës së Gjilanit. Ky është edhe Viti i Flamurit sepse sivjet kemi shënimin e 50-vjetorit të demonstratave më të mëdha për përdorimin e flamurit në Kosovë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Kurse Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka thënë se në ciklin e vizitave që ka për udhëheqësit e komunave pas zgjedhjeve të fundit në nivel lokal, ka zgjedhur pikërisht Gjilanin sepse është Komuna me vizion të hapur dhe me nivel të lartë të bashkëpunimit, përkushtimit dhe vizionit të qartë për të ecur në rrugën e suksesit dhe të zhvillimit.
Minxhozi, po ashtu, ka bërë të ditur angazhimet e përbashkëta me Gjilanin në manifestimin mbarëkombëtar “Flaka e Janarit…”, pastaj angazhimi i përbashkët për një aktivitet për gjuhën shqipe, me pjesëmarrje nga shumë komuna të Shqipërisë, organizimin e përbashkët të panairit të produkteve bujqësore me qëllim të zhvillimit të agrobiznesit nga të dyja shtetet, aktivitete sportive me qendër Gjilanin etj.
“Në Gjilan pos gjithë këtyre aktiviteteve do të emërojmë një Konsull Nderi, e cila do të jap shërbime për gjithë këtë regjion, sepse Gjilanin ne e shohim si një vlerë të shtuar të marrëdhënieve tona, për t’i lëvizur përpara aktivitetet që janë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit me rrethinë”, ka thënë ambasadori Minxhozi.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













