Shqipëria
Shqipëria ua ndalon mjekëve të rinj ikjen nga vendi
Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë, tha Rama.
Shqipëria e ka menduar një opsion për të parandaluar ikjen e mjekëve të rinj nga vendi.
Kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, deklaroi sot se studentët e Mjekësisë nuk do ta marrin diplomën sapo të mbarojnë shkollën.
“Ne nuk mundet dot të furnizojmë me mjekë Gjermaninë. Paguajmë ne, ua bëjmë gati, vjen gjermani, kur thoshin filmat e Kinostudios dhe na i merr. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Kuptohet që prapë është tregu që vendos, nuk ka diskutim. Ne nuk mund t’i ndalojmë”, tha Rama, përcjell Albinfo.ch.
“Për fat të mirë sot nuk kemi mungesë mjekësh në Republikën e Shqipërisë, as mungesë infermierësh. Që ta dëgjojnë të gjithë me këtë rast, që të mos duket sikur qahem. Nuk kemi përkundrazi, kemi akoma në listë pritje mjekë dhe infermierë që presin të punësohen”, theksoi Rama, duke shtuar se Italia sot ka 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











