Integrimi
Shqipja, “gjuhë zyrtare” në burgun zviceran
Për shkak të rrezikshmërisë më të lartë të ikjes nga burgu, të burgosurit jozviceranë mbahen më shpesh në burg të tipit të mbyllur, edhe kur veprat për të cilat ata janë dënuar janë më të lehta ose të njëjta me ato të “kolegëve” të tyre zviceranë.
Në përgjithësi në burgjet e kantonit të Bernës përqindja e të huajve është më e lartë se sa e vendësve, ndërsa në burgun Thorberg kjo epërsi e tyre arrin në mbi 80 për qind. Aq shumë ka të huaj në këtë burg sa që drejtoria është detyruar të punësojë një pjese të personelit nga komunitetet e huaja. Duke qenë se shqiptarët, krahas nigerianëve, turqve, tunizianëve etj. përbëjnë numrin më të madh, në këtë burg shqipja është njëra nga “gjuhët zyrtare”.
Sipas drejtorit të burgut, Thomas Egger, në këtë burg vuajnë dënimin njerëz nga 37 kombe. “Kemi dallime ekstreme në mes të kulturave në një hapësirë të vogël”. Nga 177 të burgosurit këtu 127 janë të huaj. Aktualisht shumica janë nga Nigeria, Shqipëria, Kosova ose Turqia. Por kjo ndryshon në raport me fluksin e migrantëve që mbizotëron në Zvicër.
Në përputhje me “banorët” e burgut, drejtori thotë të ketë zgjedhur edhe punëtorët, shumë nga të cilët e flasin shqipen ose serbishten. “Kjo nevojitet kryesisht për vizitorët. Shumë prej tyre bartin përjetime traumatike nga kontaktet me burgjet në vendet prej nga vijnë. Kështu, personeli ua sqaron atyre situatën mundësisht në gjuhën e tre amtare dhe kjo ua heq frikën.
Përqindja e të huajve në Thorberg është shumë më e lartë se në burgjet tjera. Dhe kjo nuk është rastësi. “Të huajt që mbahen në këtë burg, marrë si mesatare, kanë kryer delikte më të lehta se zviceranët që vuajnë burgun bashkë me ta, thotë Egger. Kryesisht bëhet fjalë për kriminelë turistë ose për azilkërkues që do të dëbohen dhe që janë kapur duke shitur drogë. Ata nuk mbahen në burgun e tipit të mbyllur për rrezikun që paraqesin por mbahen sepse konsiderohet se mund të ikin nga burgu pasi qe pas vuajtjes duhet të deportohen në vendet e tyre.
Mesatarisht, në burgun Thorberg katër nga pesë të burgosurit që kanë mbaruar dënimin, duhet ta lëshojnë Zvicrën, shkruan bernerzeitung.ch. Vitin e kaluar janë liruar 57 të burgosur, prej tyre 47 të huaj. Ata ose do të lëshonin Zvicrën në bazë të vendimit që kishin ose janë depërtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, në rrugë zyrtare në vendin e prejardhjes. Të shumtën për të vuajtur atje ndonjë dënim tjetër.
Fakti se të burgosurit që pritet të depërtohen e dinë këtë, e bën edhe më të ndjeshme situatën, ka thënë Egger. Për këtë arsye kërkohet një qasje shumë e kujdesshme e personelit me ta. Një pjesë e të burgosurve në fjalë transferohen në burgjet regjionale për të mos e rënduar edhe më tepër situatën, thotë ai.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla