Integrimi

Shqiptarët e “[email protected] plus”-it drejt Parlamentit të Lucernit

 

  • Blerta Berisha

  • Drilon Bekiri

  • Avni Binaku

Blerta Berisha dhe Drilon Bekiri janë dy kandidatët shqiptarë që garojnë në zgjedhjet kantonale në Lucern nëpërmjet  subjektit “[email protected]”.  29-vjeçarja me origjinë nga Kosova synon që të sjellë trajtim të barabartë për të rinjtë me origjinë të huaj nëpër bare dhe diskoteka në Lucern. Ajo thotë të jetë kundër diskriminimit. „Jeta e natës për të gjithë”, thotë politikania shqiptare.

Edhe Drilon Beqiri, sociolog, i cili garon në radhët e listës [email protected],  pret mbështetjen e të gjithëve, sidomos të të huajve, ngase [email protected] Plus ka në fokus migracionin dhe integrimin.

Lidhur me objektivat e [email protected] Plus flet në një intervistë për albinfo.ch presidenti i kësaj organizate politike në Lucern njëherësh anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrate në nivelin kantonal, Avni Binaku.

Albinfo.ch: Cilat janë objektivat e organizatës suaj politike në Lucern dhe Zvicër?

Avni Binaku: Modeli i një Zvicre të suksesshme bazohet në disa vlera parimore, siç janë; demokracia, shteti i së drejtës dhe të drejtat njerëzore. Mbi bazën e këtyre parimeve në Zvicër është e mundur që kjo shoqëri, me një diversitet dhe multikulturalitet të lartë, të ketë stabilitet politik e shoqëror. Mjerisht, vitet e fundit politika populiste ka filluar t’i dobësojë këto vlera parimore. Organizata politike [email protected] Plus në bashkëpunim me partitë e tjera parlamentare është duke punuar për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe zhvillimin e tyre.

Një e treta e banorëve, pa të drejtë vote

Albinfo.ch: Partia juaj kandidon me listën e saj në zgjedhjet kantonale të Lucernit më 29 mars 2015, cili është programi juaj?

Avni Binaku: Shteti helvetik ka kuotën më të ulët në Evropë sa i përket natyralizimit. Një e treta e banorëve në qendrat kryesore në Zvicër, të cilët janë banues të përhershëm, nuk posedojnë të drejtën civile, pra edhe ata që kanë lindur apo janë rritur në Zvicër ende nuk e kanë këtë të drejtë. Në fakt, kjo pjesë e shoqërisë mbetet e përjashtuar nga e drejta politike. Në këtë kontekst organizata politike [email protected] Plus është duke punuar shumë për ta ndryshuar edhe me ligj këtë formë të demokracisë, e cila nuk është në përputhje me realitetin shoqëror në Zvicër. Ne kërkojmë që natyralizimi i personave që kanë lindur në Zvicër të pranohet automatikisht. Gjithashtu, i gjithë procesi i natyralizimit duhet të jetë më i shpejtë, jo diskriminues dhe transparent. Kriteret duhet të jenë në të gjitha komunat të njëjta që të mos lihet hapësirë për diskriminim.
Në njërën anë natyralizimi në Zvicër mbetet ende si proces burokratik me barriera të shumta dhe i mundimshëm. Në anën tjetër, përjashtohen një numër i madh i banuesve të përhershëm nga pjesëmarrja politike. Për shkak të këtyre fakteve, si në shumë kantone të tjera, [email protected] Plus në Lucern në vitin 2011 ka lansuar një iniciativë kantonale „bashkëvendosje” për ndryshimin e këtij ligji.

Kostoja e banimit, e papërballueshme për disa kategori

Objektivi kryesor i kësaj iniciative ka qenë që banuesve, të cilët nuk posedojnë nënshtetësinë zvicerane t’iu mundësohet e drejta ligjore për participim në jetën politike komunale. Në këtë pikë jemi ende duke punuar në bashkëpunim me partitë e tjera parlamentare.

Gjithashtu në programin tonë kemi edhe pika të tjera, ku ka nevojë për ndryshime në politikat kantonale dhe nacionale, siç është fusha e arsimit.  Për shumë të rinj e të reja në Zvicër për shkak të përkatësisë së tyre etnike, shanset në arsimin e mesëm dhe atë të lartë janë më të vogla. Pranimi i nxënësve në gjimnaze është ende i vështirë, këtë e dëshmojnë edhe studime të ndryshme që numri i të huajve është shumë më i vogël në krahasim me vendësit.
Një pikë tjetër e rëndësishme është edhe politika e hapësirave të banimit. Realiteti është që kostoja e banimit është shumë e lartë, sidomos për personat të cilët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, siç janë emigrantët, pensionistët dhe familjarët. Ne punojmë që këto politika të ndryshojnë në të mirë të këtyre grupeve shoqërore.

Albinfo.ch: Me cilat subjekte politike synoni t’i arrini këto objektiva të rëndësishme?

Avni Binaku: Pasi që programet na përafrohen me partitë e krahut të majtë, ne kemi vendosur që të bashkëpunojmë me Partinë Socialdemokrate dhe të Gjelbër. Por ne jemi të hapur që të bashkëpunojmë edhe me partnerë të tjerë politikë që kanë programe të njëjta dhe që ato politika janë jopërjashtuese, por gjithëpërfshirëse. Të gjithë kandidatët në listën tonë janë shtetas zviceranë që kanë treguar suksese në jetën shoqërore dhe japin kontribut të madh në proceset socioekonomike dhe ato shoqërore në Zvicër.

10 vjet të “[email protected] Plus”
Në legjislaturën e kaluar Ss Plus”econdos kanë pasur një përfaqësim të mirë në parlamentin kantonal të Lucernit. Pretendimi ynë është që të kemi përfaqësim edhe në legjislaturën tjetër katërvjeçare. Organizata politike [email protected] Plus ka kontribuar qe 10 vjet me sukses kundër politikave diskriminuese në Zvicër. Pjesëmarrja jonë aktive në iniciativat e ndryshme në nivelin komunal, kantonal dhe nacional ka treguar një sinjal të fuqishëm për mundësinë e ndryshimeve pozitive në jetën e të gjithë qytetarëve pa dallim race, etnie apo fetare.

albinfo.ch: Sa është e rëndësishme pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje dhe në jetën politike në Zvicër?

Avni Binaku: Participimi i neozviceranëve në jetën politike dhe shoqërore në shtetin zviceran është shumë i rëndësishëm, sidomos i rinisë. Të gjithë neozviceranët me apo pa nënshtetësi kanë dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e standardit jetësor të këtij shteti shumë të zhvilluar. Është shumë elementare që e drejta për votim të shfrytëzohet nga personat me prejardhje të huaj, pa marrë parasysh cilit kandidat apo subjekti politik i jepet vota. Pjesëmarrje në zgjedhje do të thotë vetëpërgjegjësi për proceset e ndërtimit të së ardhmes. (s.t)

Iniciativa për “bashkëvendosje” të te huajve

Në njërën anë natyralizimi në Zvicër mbetet ende si proces burokratik me barriera të shumta dhe i mundimshëm. Në anën tjetër, përjashtohen një numër i madh i banuesve të përhershëm nga pjesëmarrja politike. Për shkak të këtyre fakteve, si në shumë kantone të tjera, [email protected] Plus në Lucern në vitin 2011 ka lansuar një iniciativë kantonale „bashkëvendosje” për ndryshimin e këtij ligji. Objektivi kryesor i kësaj iniciative ka qenë që banuesve, të cilët nuk posedojnë nënshtetësinë zvicerane t’iu mundësohet e drejta ligjore për participim në jetën politike komunale.​

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI