Shqipëria
Shqiptarët nuk mund të përballojnë një javë pushim
Për fat të keq 81% e shqiptarëve janë shprehur se nuk mund të përballojnë dot një javë pushime larg shtëpisë
Në një anketë të zhvilluar nga Komisioni Evropian mbi Cilësinë e Jetës në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar, rezulton se në krahasim me to, shqiptarët nuk mund të përballojnë dot as një javë pushime, madje në përqindje shumë më të lartë edhe se vendet e rajonit.
Kështu për shembull, në Malin e Zi vetëm 66% e të pyeturve janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, e ndjekur nga Maqedonia me 65%, Serbia me 60%. Ndërsa në Turqi, gjithashtu vend kandidat për t’u anëtarësuar, rreth 48% e të anketuarve kanë thënë se nuk mund të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë, transmeton Monitor.
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet me përqindjen më të lartë janë Greqia me 68% dhe Rumania me 66%, qytetarë që kanë shprehur pamundësitë e tyre për të shkuar me pushime, përcjell albinfo.ch.
Pushime vetëm për të pasurit
Individët me të ardhura të ulëta mesa duket e kanë harruar çdo të thotë pushime. 96% e të anketuarve që i përket nivelit të parë të ardhurave (më të ulëtat) nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, duke mbajtur sërish nivelin rekord në të gjithë Europën. Edhe për individët që i përkasin grupit të dytë të të ardhurave, janë më shumë se 90% që janë përgjigjur se nuk përballojnë dot pushimet. Ndërsa individët që i përkasin niveli të tretë (nga katër që janë gjithsej) janë përgjigjur se në i përballojnë dot një javë pushime në 88% të rasteve.
Por ndryshe janë përgjigjur ato që i përkasin nivelit të katër të të ardhurave. Sipas anketës së Cilësisë së Jetës rreth 48% e individëve të pyetur kanë thënë se nuk përballojnë dot pushime dhe për këtë kategori Shqipëria nuk thyen rekord. Përqindjen më të lartë e kanë serbët, ku sipas anketës rreth 51% e tyre kanë thënë se nuk shkojnë dot me pushime.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












