Shqipëria
Shqiptarët shpenzuan qindra miliona euro për turizëm jashtë vendit
Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia ka bërë që jo vetëm të huajt të vizitojnë Shqipërinë, por edhe shqiptarët të ikin jashtë shtetit për turizëm.
Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia ka bërë që jo vetëm të huajt të vizitojnë Shqipërinë, por edhe shqiptarët të ikin jashtë shtetit për turizëm.
Sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit gati 800 milionë euro, pothuajse dyfish më shumë se një vit më parë, kur ishe pothuajse e pamundur të udhëtoje në vendet e BE-së për shkak të rregullave të rrepta si kufizime në hyrje, apo kërkesa për vaksina e teste, raporton Albinfo.ch.
Edhe në raport me 2019-n, shpenzimet janë rritur me 14%.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit 2022 dolën 2.5 milionë shtetas shqiptarë, 51% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por 5% më pak se në 6 muajt e parë të 2019-s.
Megjithatë, shpenzimet janë më të lartë në 2019-n, duke treguar se kosto për person për të udhëtuar jashtë vendit ka qenë më e lartë se sa tre vjet më parë.
Që nga viti 2013, bilanci i udhëtimeve është pozitiv, që do të thotë se të huajt që udhëtojnë në Shqipëri shpenzojnë më shumë sesa shqiptarët që lëvizin jashtë.
Në 6 muajt e parë të vitit 2022, bilanci pozitiv i turizmit ishte 338 milionë euro, duke shënuar rekordin pozitiv më të lartë të regjistruar ndonjëherë në vend./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













