E-Diaspora

Shqiptari 21-vjeçar shpëton mrekullisht, vozitësja e taksisë humb jetën

Çfarë drame e vërtetë në autostradën zvicerane A1 në afërsi të Rothristit AG! Një taksi godet në një parmak, rrokulliset dhe ndalet e përmbysur anësh. Vozitësja (74) humb jetën në vendngjarje - pasagjeri i saj Armend Kameri (21) mbijeton përplasjen e tmerrit

Gjatë mëngjesit ai ende është i shtrirë në shtratin e spitalit, në trupin e tij janë të vendisura pajisje të ndryshme mjekësore. Por, Armend Kameri sërish mund të buzëqeshë. “Nuk është ndonjë çudi, unë jam ende gjallë”, ka pohuar punëtori i i picerisë për “Blick”, përcjell Albinfo.ch.

Ai ishte mysafir i taksisë, i cili u aksidentua në Rothrist AG dhe vozitësja e të cilit vdiq.

Nata e së hënës. Armendi porosit një taksi për tu kthyer në shtëpi në rrethinën e Bazelit. “Për shkak se transporti publik nuk ishte i shpeshtë në atë kohë, doja të shkoja në stacionin e trenit në Olten dhe pastaj të vazhdoja me tren për në aeroportin e Cyrihut”, nënvizon kosovari.

Qëllimi i tij: “Doja të shkoj në vendlindje për një udhëtim të shkurtër”.

Në momentin që vozitësja me përvojë, Irmgard T. (74) nga Arisdorfi BL po e merrte djaloshin e ri, fillimisht shkoi si është më së miri. Por: Në autostradën A1 në drejtim të Cyrihut, pak para daljes Rothrist, ndodhi aksidenti, transmeton Albinfo.ch.

“Ajo e drejtoi Mercedesin e zi pak majtas-djathtas”, e kujton atë moment Armendi. “Nuk e di përse”. Gjithsesi, pasi navigacioni e kishte urdhëruar “të kaloni nga ana e djathtë” dhe ai i kishte thënë “Mos u ngutni kaq shpejt, këtu ju duhet të dilni”. Vozitësja e ka konfirmuar këtë.

Papritmas, taksi i përplas në parmak. “Papritmas u ngritëm”, vazhdon Armendi. Vetura u rrotullua dhe u ndal pasi o rrokullis dhe qëndroi anësh. “E gjitha ndodhi shumë shpejt”. Ai për fat të mirë e kishte vendosur rripin dhe ka mundur të largohej pothuajse pa ndonjë plagë.

Pasoi tronditja. “Pak metra më larg, pashë vozitësen e taksisë që qëndronte shtrirë në bar”, tha Armendi, informon Albinfo.ch.

Ai kishte shkuar tek ajo dhe e ka prekur. “Por, menjëherë konstatova se ajo ishte e vdekur. Kishte lëndime serioze në kokë. Ndoshta për shkak se ajo nuk ishte e lidhur dhe doli nga vetura”.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur shumë shpejt në vendngjarje. Irmgard T. është mbuluar, ndërsa Armend Kameri dërgohet në spital. Ndërkohë, atij i është lejuar të shkonte në shtëpi: “Gëzohem që jam akoma gjallë. Më vjen keq për vozitësen e taksisë”.

linku