E-Diaspora
Shqiptari „lufton” në ring kundër kancerit
Më 2 maj për herë të tretë Thaiboksierët nga e gjithë bota do të vijnë në Winterthur jo për të fituar ndonjë titull, por për të qenë pjesë e një mbrëmjeje bamirësie që e organizon shqiptari me origjinë nga Kosova, Mustaf Kicaj.
Dy vjet më parë, në një gala mbrëmje me karakter humanitar “Art of Fighters” Kicaj kishte mbledhur 10.100 franga, ndërsa një vit më vonë, më 2014, kishte mbledhur po në një mbrëmje të tillë 13 mijë franga dhe i kishte dedikuar të gjitha për Ligën e Kancerit në Zvicër „Krebsliga”.
Më 2 maj kampioni i trefishtë, njëherësh themeluesi i shkollës „Thaiboxcenters”, “Musti Gym”, ka mbledhur boksierë të klasit botëror me emrin e ri “International Charity Fights”.
Përveç kësaj, Kicaj ka plane më të mëdha këtë vit. Palestra e patinazhit „Deutweg” në Winterthur do të jetë e mbushur dhe të paktën shpreson të mbledhë 50 mijë franga për Ligën e Kancerit.
“Kanceri është armiku ynë më i madh ,ndaj të cilit ne duhet të luftojmë”, thotë Kicaj për albinfo.ch.
Kjo është arsyeja pse ai kishte vendosur për t’i investuar paratë për të hulumtuar për një ilaç të kancerit.
Ai shpreson se klubet dhe të tjerët do të mbështesin idenë e tij dhe të organizojnë ngjarje të karaketerit të tillë.
Më 2 maj do të zhvillohen 20 meçe në Winterthur. Në meçin kryesor përballen legjenda franceze Crice Boussoukou në ring me Mehmet Özalp.
Është veçanërisht krenar Mustaf Kicaj për taiboksierët në Winterthur: Albin Daci, Manuel João, Roman Lüscher, Bledar Dakaj dhe Abdullah Aidarus, të cilët gjithashtu do të ngjiten në ringun e Winterthurit.
Një tjetër përballje do të jetë edhe ylli I Thaiboksit, Ray Sefo, nga Las Vegas.
Kicaj fton dashamirët e boksit që të vijnë në këtë gala mbrëmje bamirësie, ngase me prezencën e tyre nuk do të shikojnë vetëm spektakël boksi, por edhe do të ndihmojnë të gjithë njerëzit që janë të prekur nga kanceri.
Gala bamirësie mund të ndihmohet edhe me anë të SMS që kushton 10 franga me fjalën “Fight 10” në numrin 488.
Biletat për mbrëmjen e 2 majit “International Charity Fights” tashmë janë në dispozicion në vlerë prej 15 frangash.
Më shumë: www.musti-gym.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht














