Maqedonia

Shqiptari nga Gjermania e bën me shtëpi 15-vjeçaren jetime

Një shqiptar nga Tetova, Satki Gafurri, që prej vitesh jetonte në Gjermani, i ka dhuruar një banesë në Ballsh Enilës dhe familjes së saj

Fati nuk i ka buzëqeshur prej kohësh, pasi i duhej të linte lojërat me shoqet dhe kukullat, për t’u kujdesur për familjen e saj. Enila, 15-vjeçarja që preku zemrat e shqiptarëve me historinë e saj në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’, nëna dhe vëllai i saj, u suprizuan nga Elvis Naçi.

Një shqiptar nga Tetova, Satki Gafurri, që prej vitesh jetonte në Gjermani, i ka dhuruar një banesë në Ballsh Enilës dhe familjes së saj. Tashmë fati i buzëqeshi dhe kësaj familjeje.

Elvisi: Jemi lodhur, por kemi një qëllim të mirë, kjo familje është shumë në nevojë. Është e çuditshme deri dikur e pabesueshme që një vajzë 15-vjeçare të mbajë gjithë barrën e familjes, është nënë vetë, babë vetë, shkollohet vetë, i ka rënë një barrë e jetës shumë e madhe.

Prandaj jam shumë i kënaqur që u bashkuam për një gjë kaq të madhe. Fëmijët janë duke ardhur tani dhe ne do t’u tregojmë se për çfarë jemi këtu, përcjell albinfo.ch.