Kosova
Shqiptarja nga Zvicra, portiere e Kombëtares së Kosovës në hendboll
Kristina Ukaj, shqiptarja e rritur në Zvicër, ka pranuar të jetë portierja e re në Kombëtaren e Kosovës në hendboll
Këtë të hënë pjesë e Kombëtares së Kosovës është bërë portierja Kristina Ukaj, që bën karrierë në kampionatin e Zvicrës.
Klubi i saj, SPONO Eagles, të hënën zyrtarisht ka njoftuar FHK-në se Ukaj me shumë kënaqësi ka pranuar të jetë në dispozicion të Kombëtares së Kosovës. Ukaj para se të marrë vendimin, është konsultuar me klubin e saj, me drejtorin sportiv dhe me prindërit e saj. Ajo është e nderuar dhe e vetëdijshme për rëndësinë që ka paraqitja në Kombëtaren e Kosovës.
Ukaj është nga Kosova, ndërsa është e rritur në Zvicër. Këtë edicion po paraqitet me shumë suksese për SPONO Eagles në kampionatin e Zvicrës. Në ndeshjen e fundit ndaj Rotweiss Thunit, portierja shënoi dy gola, ndërsa ndali 11 nga 25 gjuajtjet në drejtim të portës së saj.
Në ndeshjen e parafundit kampionale kishte pritur 59% të gjuajtjeve. Në shumicën e ndeshjeve kishte përqindje të lartë të goditjeve të pritura. Kristina Ukaj ka përvojë edhe në kupa evropiane.
Kombëtarja dy ndeshjet e ardhshme i luan ndaj Bjellorusisë, më 25 mars në Prishtinë e më 29 mars në Minsk. Ndeshjet i takojnë fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë Në atë që specialistët caktojnë si një bilanc të përkohshëm, devijimi i temperaturës është pak më...
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve
-
Qeveria zvicerane refuzon sërish të nënshkruajë traktatin e armëve bërthamore
-
Zvicër: Tani mashtruesit në internet kanë cak nënat
-
Zvicra është burimi më i madh i çokollatës në BE