Lajme
Shqiptarja, studentja më e mirë e arkitekturës në Gjermani
Diploma e absolventes Senada Limani u ekspozua edhe në Muzeun kombëtar gjerman në Mynih (Deutsches Museum München)
Studentja shqiptare nga Fieri i Shqipërisë, Senada Limani është shpallur absolventja më e mirë në universitetin elitar të Mynihut TUM-Technische Universität München, i cili sipas Shanghai-Ranking 2011 renditet si universiteti më i mirë i Gjermanisë dhe një ndër 50 universitetet më të mira të botës.
Ajo është absolvente në Fakultetin e Arkitekturës. Gjatë shpërndarjes së diplomave duartrokitja arriti maksimumin kur zëvendës-dekani punimin e diplomës së Senada Limanit e quajti një diplomë e rrallë me note maksimale 1.0 dhe e nderoi duke iu përulur.
Diploma e Absolventes Senada Limani u ekspozua edhe në Muzeun kombëtar gjerman në Mynih (Deutsches Museum München).
Sukseset e para në studimet pasuniversitare në Universitetin e Mynihut Senada Limani i tregoi gjate vitit 2009, kur nga vetë universiteti u zgjodh e vetmja studente për ta përfaqësuar dhe për të konkurruar për The President’s Medals Student Awards, që organizohet nga RIBA Royal Institute of British Architects dhe që shpall punën më të mirë nga gjitha universitetet e botës. (Nga: Zgjohushqiptar.com)
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













