Kosova
Shtatë mijë qytetarë, kundër ndërtimeve te liqeni i Badovcit
Ministri Fatmir Matoshi ka thënë që nuk kanë lëshuar asnjë leje për ta realizuar këtë projekt.
Pamja për rreth liqenit të Badovcit pritet të ndryshojë.
Kështu të paktën parashihet përmes një projekti, i cili po mendohet të realizohet nga disa kompani në Kosovë.
Por duket se kjo ide nuk po i pëlqen shumë Mustafë Gashit, i cili kalon çdo ditë pranë këtij liqeni.
Njëjtë si atij, një iniciativë e tillë s’po iu duket e duhur mijëra banorëve të tjerë.
Në një grup në rrjetin social Facebook, më shumë se 7000 qytetarë po kërkojnë që ky projekt të mos realizohet.
Ardian Nrecaj thotë që ata nuk janë kundër projektit, por lokacionit, i cili do t’i sillte dëme liqenit të Badovcit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ata madje po planifikojnë të ndërmarrin edhe hapa të tjerë, si peticione e protesta.
Ndërkohë ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për T7 po thotë që nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për këtë projekt.
Sipas Matoshit, realizimi i këtij projekti varet për cilën zonë bëhet fjalë.
Ndërsa kryeshefi i ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, në një përgjigje me shkrim ka thënë se projektet e tilla do ta vështirësonin kualitetin e ujit dhe atë të sigurisë.
Por, krejt ndryshe po thonë nga kompania, e cila parashihet ta realizojë projektin. Madje thonë që ky projekt do të ndikojë pozitivisht. Në këtë reagim thuhet që ky projekt përmbush të gjitha kërkesat e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar













