Koronavirusi: çast pas çasti
Shtatë simptoma të reja që nuk janë ‘tre klasiket’ tek varianti i ri i COVDI-19
Varianti britanik i COVID-19 është përhapur me shpejtësi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që nga dhjetori dhe tani ka variantin e Afrikës së Jugut për të luftuar. Transmetueshmëria e këtyre varianteve në mënyrë të pashmangshme po rrit raportin e rasteve simptomatike në të gjithë vendin.
Përhapja e shtuar e simptomave do të thotë se është jetike që publiku i gjerë të kuptojë gamën e plotë të efekteve të mundshme që lidhen me COVID-19.
Ekzistojnë shqetësime në rritje se njerëzit dinë vetëm tre simptoma kryesore, të cilat janë:
temperaturë e lartë
kollë e re, e vazhdueshme
humbje ose ndryshim i ndjenjës së nuhatjes ose shijes
Ky fokus i ngushtë është një gabim i rëndë sepse njerëzit mund të kenë virusin pa e ditur atë, duke e përhapur padashur pastaj në vend që të izolohen.
Drejtuesit e shëndetit publik kanë renditur shtatë simptoma të tjera të mundshme të coronavirusit, shkruan Express.co.uk.
Siç vunë në dukje, coronavirusi mund të shkaktojë:
dhimbje trupi
dhimbje fyti
diarre
konjunktivit (sytë e kuq)
dhimbje koke
skuqje të lëkurës
çngjyrosje të gishtërinjve ose të këmbëve
Thara Raj, drejtoreshë e shëndetit publik të Warrington, përfundoi: “Ka pasur disa raste kur një person që ka rezultuar pozitiv për coronavirus në Warrington ka pasur simptoma shumë të lehta, ose simptoma të ndryshme nga ato tre klasiket. Këta njerëz, të cilët morën një test sapo filluan të mos ndiheshin mirë, na ndihmuan të ndalojmë përhapjen e virusit”.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane Paga mesatare në Gjenevë tejkalon mesataren zvicerane... -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet












