Lajme
Shtëpia e Bardhë planifikon vaksinimin e 28 milionë fëmijëve të moshës 5-11 vjeç
Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç së shpejti do të mund të vaksinohen ndaj COVID-19 te mjekët pediatër, farmacinë lokale dhe ndoshta dhe në shkolla, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën, ndërsa paraqiste detaje për autorizimin e pritshëm të vaksinës Pfizer për fëmijët nën 12 vjeç brenda disa javësh.
Rregullatorët federalë do të takohen gjatë dy javëve të ardhshme për të analizuar vaksinat për fëmijët, pas studimeve të hollësishme për sigurinë e tyre.
Brenda disa orësh pas miratimit zyrtar, që pritet pas takimit të panelit të ekspertëve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të planifikuar për 2-3 nëntor, dozat e vaksinave do të fillojnë të përhapen në gjithë vendin, me gjilpëra më të vogla për fëmijët e vegjël 5-11 vjeç.
Administrata e presidentit Biden vë në dukje se fushata në shkallë vendi për të vaksinuar fëmijët e vegjël do të jetë më e lehtë sesa fillimi i vaksinimit para 10 muajsh, që u shoqërua me pritje të gjata.
SHBA ka rezerva të mjaftueshme të vaksinës Pfizer për të vaksinuar afërsisht 28 milionë fëmijë, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një fushatë për të ndërgjegjësuar prindërit dhe fëmijët për sigurinë e vaksinave dhe lehtësinë e marrjes së tyre./VOA
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën