Tematike
Shtëpitë me energji solare shënojnë rritje në Zvicër
Shtëpitë me energji solare po cilësohen si ekonomike dhe ekologjike

Ndërtimi i shtëpive me energji solare, po luzëzon në Zvicrën gjermanofolëse, përcjellë albinfo.
Një familje e cila jetonë në një shtëpi të tillë, tregon se si është jeta sipas standardeve të kursimit të energjisë, sepse disa gjëra funksionojnë më ndryshe se në një shtëpi normale.
Erica dhe Mirko, janë një çift zviceranë që tashmë 15 vite jetojnë në shtëpi të tilla banimi, ata së pari jetoni në një apartamment me qira të certifikuar nga Minergie, kurse para pesë viteve kanë marrë nën zotrim një apartament të madh, të ndërtuar sipas standarteve minergie, ku jetojnë së bashku me tre fëmijët e tyre.
Ndoshta dallimi më i madh nga një apartament normal është fakti që ju nuk keni për të hapur dritaret për të ventiluar, sepse ajri i freskët hyn automatikisht.
Çelësi i shtëpive Minergie është se izolimi i mirë dhe ventilimi i kontrolluar nënkupton ruajtje të energjisë”Ju nuk shpenzoni energji të panevojshme”, thotë Erica.
Shtëpit e tilla, janë shumë ekonomike sepse duke kursyer energji, ju kurseni para, ndonëse instalimi i ventilimt të rregullt kushton, filtratë gjithashtu duhet të zëvendësohet rregullisht si dhe pronarët e këtyre banesave duhet që rregullisht t`i paguajnë Shoqatës së minergjive zvicërane të paktën 1,200 franga.
Ata paguajnë 2,300 për hipotekë çdo muaj dhe 800 franga kostot e shtëpisë – kështu që 3,100 franga në muaj. Kjo është më e lirë se banesa me qira ku kanë jetuar.
Ndërtesat me standarde Minergie gjithashtu kanë të drejtë për subvencione dhe hipotekat sponsorizohen nga bankat.
“Një pronar mund të përfitojë nga programet kombëtare dhe kantonale të subvencioneve,” konfirmon Minergie Zvicra. “Dhe shumë institucione financiare ofrojnë kredi hipotekare ose kontribuojnë në kostot e certifikimit”.
Në 20 vitet e fundit, pothuajse 50,000 ndërtesa janë certifikuar nga Minergie.
“Kjo përfaqëson midis 10-25% të ndërtesave të reja, në varësi të rajonit”, thotë Andreas Meyer Primavesi, drejtor ekzekutiv i Minergie Zvicrës,përcjellë albinfo.ch
Edhe shkollat, spitalet, zyrat administrative dhe blloqet shumëkatëshe po ndërtohen sipas standardeve të Minergies.
Edhe pse motivi origjinal për themelimin e etiketës ishte mbrojtja e mjedisit, shumë ndërtues të shtëpive sot vendosin në favor të metodave Minergie për arsye financiare, transmeton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme Përshtypje e publikuar nga koncerti i Filharmonisë në Bernë....
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër vazhdojnë të rriten Qiratë vazhduan të rriten në Zvicër muajin e kaluar, sipas një sondazhi të publikuar të martën...
-
Gjetja e një pune në Cyrih a është e lehtë nëse flisni anglisht?
-
Deputetët nuk duan të taksojnë të pasurit në trashëgiminë e tyre
-
Pse Zvicra përdor ‘CH’ si kod shteti?
-
Numri i personave mbipeshë në Zvicër është dyfishuar