Lajme

Shtetet e BE-së do të vendosin së bashku për vaksinimin e katërt Covid-19

Shtetet evropiane do të vendosin kolektivisht se si do të vazhdojnë me vaksinimin e katërt të mundshëm Covid-19.

Komisioni i BE-së do të “zhvillojë një rekomandim për vaksinimin e katërt brenda një kohe shumë të shkurtër në bazë të ekspertizës shkencore”, sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Karl Lauterbach (SPD), përcjell albinfo.ch.

Ai tha se shumica e ministrave të shëndetësisë të vendeve të tjera evropiane janë dakord me këtë qasje.