Shqipëria

Shteti evropian, i shqetësuar nga rritja e azilkërkuesve shqiptarë

Një rritje e kërkesave për azil dhe vonesa në strehimin e refugjatëve, kanë nxitur qeverinë të hap qendra të reja për priten e emigrantëve, masë e marrë për herë të dytë këtë vit

Gjeorgjia dhe Shqipëria janë dy vendet kryesore të origjinës për listën e azilkërkuesve në Irlandë këtë vit, pas ndryshimeve në modelet e migracionit ndërkombëtar.

Në tetë muajt e parë të këtij viti, 299 persona nga Gjeorgjia dhe 235 nga Shqipëria kërkuan azil në Irlandë, shkruan britanikja “The Sunday Times”.

Kjo përfaqëson një rritje prej dy të tretave të numrit nga Gjeorgjia dhe një rritje prej 50 për qind të kërkesave për azil nga shtetasit nga Shqipëria, transmeton ‘Scan’.

Një rritje e kërkesave për azil dhe vonesa në strehimin e refugjatëve, kanë nxitur qeverinë të hap qendra të reja për priten e emigrantëve, masë e marrë për herë të dytë këtë vit, përcjell albinfo.ch.

Ministri i emigracionit dhe integrimit David Stanton javën e kaluar tha se qeveria kishte rritur numrin e hapësirave të tilla me 646 gjatë vitit të kaluar, duke hapur qendrat e pritjes në Lisdoonvarna, Co Clare dhe Moate në Co Westmeath, por që “javët e fundit numri i njerëzve që vijnë në Irlandë për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare është rritur”.

Trendi i ri ka ngritur shqetësime në qarqet e sigurisë. Një burim sigurie tha se “nuk ka persekutim të njerëzve për arsye etnike ose fetare në Gjeorgji dhe Shqipëri sot.

Ata janë ekonomi në rritje me ambiciet për t’u bashkuar me BE-në. Shqetësimi ynë është që ka elementë të bandës kriminale që hyjnë si pjesë e kësaj tendence të re në procesin e azilit”.

Megjithatë, Këshilli Irlandez i Refugjatëve (IRC) tha se ky trend nuk është vetëm në Irlandë, pasi ka pasur një rritje të kërkesave të popullsisë gjeorgjiane dhe shqiptare edhe në vende të tjera të Evropës, veçanërisht në Francë dhe Gjermani.

“Supozimet e përgjithshme rreth kushteve dhe etiketimit të “vendit të sigurt” janë të rrezikshme dhe në kundërshtim me vlerësimin e individualizuar që kërkon ligji i refugjatëve”, tha shefi ekzekutiv i IRC, Nick Henderson.

“Ne nuk duhet të refuzojmë njerëzit thjesht për shkak të kombësisë së tyre dhe secili rast duhet dëgjuar në mënyrë të drejtë dhe pa paragjykime. Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë çështje të vazhdueshme për të dy vendet, duke përfshirë mungesën e mbrojtjes së policisë dhe diskriminimit ndaj njerëzve LGBT”.