Lajme
Shteti i parë evropian që e shpall të përfunduar pandeminë
Norvegjia mund të thotë se i ka dhënë fund pandemisë dhe se duhet të përgatitet për një jetë ku “Covid-19 do të zërë shumë pak vend"
Sipas Preben Aavitsland, shefi i Infektivit në Institutin norvegjez të Shëndetit Publik, “pandemia ka mbaruar”. Norvegjia ka njoftuar se pandeminë Covid-19 e ka lënë më në fund pas krahëve.
Në Twitter ai publikoi një grafik, ku tregon nivelin e ulët të shtrimeve në spitalet norvegjeze gjatë muajve të fundit.
Sipas autoriteteve shëndetësore, Norvegjia me 5,5 milionë banorë ka regjistruar 785 viktima nga koronavirusi, shifër shumë e ulët krahasuar me vende të tjera që kanë pothuajse të njëjtin numër banorësh.
Aavitsland shpjegoi për gazetën “VG” se Norvegjia mund të thotë se i ka dhënë fund pandemisë dhe se duhet të përgatitet për një jetë ku “Covid-19 do të zërë shumë pak vend”.
Por, i dërguari i OBSH-së për pandeminë, David Nabarro, tha këtë javë se njerëzimi “duhet të mësojë të bashkëjetojë me virusin”, pasi, sipas tij, “çrrënjosja e koronavirusit nuk është objektiv i arsyeshëm për botën”.
Për këtë arsye, Aavitsland e shpjegoi më tej deklaratën e tij: “Është si zjarri në pyll. Pasi shuhet zjarri, banesat dhe njerëzit nuk janë më të rrezikuara. Por, ka vatra të vogla që mund të rindizen dhe për këtë arsye duhet të kemi kujdes”.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë












