Kosova
Shteti malazez, ultimatum shqiptarëve: Rrëzoni stanet
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e padrejtë që të rrënohen këto stane
Stanet e kosovarëve në Mal të Zi mund të rrënohen për t`u ndërtuar një qendër skijimi. Shteti malazez iu ka dhënë ultimatum deri të premten banorëve të këtyre staneve, që janë kosovarë, që t’i rrënojnë, në të kundërtën do t’i rrënojnë me ekskavator. E kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e padrejtë që të rrënohen këto stane, derisa ka thënë se janë duke diskutuar me autoritetet malazeze për të gjetur një zgjidhje.
Trashëguan stanet nga stërgjyshërit e tyre. Vitet e fundit edhe i rinovuan, në mënyrë që t`i vizitojnë kohë pas kohe. Mirëpo stanet e kosovarëve që gjenden në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi rrezikojnë të rrënohen. Pronarët e tyre janë të shqetësuar, pasi që u është dhënë edhe një afat për rrënimin e tyre, pasi shteti malazez ka në plan që këtu të ndërtojë një qendër skijimi.
Përfaqësuesi i këtyre banorëve, Fatmir Gërvalla, ka thënë se autoritetet malazeze u kanë dhënë ultimatum deri këtë të premte për t’i rrënuar këto stane, në të kundërtën do t’i rrënojnë me ekskavator.
“Këto vendime janë vendosur ditën e premte dhe përmes tyre autoritetet e Malit të Zi e kanë specifikuar datën dhe orën e nisjes se aksionit për prishjen e staneve dhe është specifikuar se ankesa nuk e ndal ekzekutimin e vendimit”, ka thënë Gërvalla.
Sipas Gërvallës, stanet po tentohet të rrënohen fshehtë nga malazezët, pasi pronarët e staneve nuk gjenden aty.
“Si ka mundësi që vendosja e vendimeve është bërë në kohën kur të gjithë banorët e Kosovës, të cilët e shfrytëzojnë atë zonë, tani nuk gjenden aty, dhe vetëm dy kalimtarë të rastit, të cilët kanë shkuar për të shëtitur, e kanë takuar ekipin e inspektimit duke i vendosur letrat nëpër mure të staneve”, thekson Gërvalla.
Gërvalla kërkon nga ndihmën e institucioneve të Kosovës për ta arritur një marrëveshje, pasi sipas tij, këto stane i trashëgojnë nga stërgjyshërit e tyre.
‘Ne banorët e fshatrave të lartcekura jemi të vendosur që mos të heqim dorë dhe të mbrojmë me të gjitha mjetet e mundshme pronën tonë, të cilën e kemi blerë dhe për këtë qytetarët e Rozhajës e dinë mirë se kush është i vendosur dhe kush e shfrytëzon atë zonë, por jo vetëm kaq, edhe në hartën e Malit të Zi figurojnë emrat e fshatrave tona”, ka përfunduar Gërvalla, shkruan Gazeta Express.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













