Lajme
Shteti serb do të hyjë në obligime për t’ia kompensuar borxhet që ia ka shkaktuar Kosovës
Shefja e ekipit të Prishtinës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, është optimiste se më 20 dhe 21 korrik, me ndihmën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper, do të arrihen edhe katër marrëveshje të reja me palën serbe.
Ajo ka paralajmëruar se në “pakon e re”, pritet të hyjnë marrëveshjet për telekomunikacionin, energjinë, tregtinë e lirë dhe regjistrat kadastralë. “Nëse pala serbe pajtohet me propozim-marrëveshjet që tashmë janë përgatitur, atëherë shteti serb do të hyjë në obligime për t’ia kompensuar borxhet që ia ka shkaktuar Kosovës, për afro 12 vjet rresht, përmes shfrytëzimit të linjave të transmisionit energjetik” ka thënë Tahiri.
Zv.kryeministrja nuk ka saktësuar se sa është vlera e dëmit të shkaktuar deri tashti nga shteti fqinj, por ka thënë se shifrën e saktë do ta nxjerrë një ekip i veçantë i ekspertëve të fushës së energjetikës.
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?












