Lajme
Shtohen lëvizjet për zgjidhjen e problemit në veri
"Largimi i Serbisë nga Kosova përfundimisht zgjidh problemin e veriut dhe njëherësh qartëson vetë rrugën e Serbisë drejtë BE-së"
Gjendja aktuale në veri të Kosovës pritet të marrë një kah tjetër ditët e ardhshme, kur shtetet perëndimore, përkrahëse të pavarësisë së Kosovës, të dalin me një qëndrim të qartë kundërte Serbisë dhe aspiratave të këtij shteti për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Burime të gazetës “Express”, të afërta me diplomatët perëndimorë në Prishtinë, kanë thënë se takimi është në përgatitje e sipër, derisa ende nuk dihet se në çfarë niveli do të përfaqësohen shtetet aty.
Sipas tij, qëllimi është që të ketë një bashkërendim më të madh të shteteve mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.
Në këtë takim, partnerët amerikanë dhe evropianë mendohet se do të arrijnë kompromis në disa pika, të cilat janë kryesore për tejkalimin e situatës në veri të Kosovës.
“Largimi i Serbisë nga Kosova përfundimisht zgjidh problemin e veriut dhe njëherësh qartëson vetë rrugën e Serbisë drejtë BE-së”, ka thënë burimi.
Gjithashtu, sipas tij, Serbia duhet të ndihmojë në kapjen e njerëzve të cilat janë në kërkim nga Misioni Evropian për Rend dhe Ligj, EULEX.
Nëse Robert Cooper ka vendosur të flas për veriun kur të mbërrijë të hënën në Prishtinë, atëherë nuk do të ketë zyrtarë qeveritarë në Kosovë që do ta dëgjojnë.
Me të do të diskutojnë vetëm aspektet e karakterit praktik, të përfshira në dialogun me Serbinë.
Dy zëvendëskryeministra të Kosovës, Edita Tahiri e Hajredin Kuçi, kanë thënë për “Koha Ditore” se me ndërmjetësin evropian të dialogut do të flasim vetëm për temat që u dështuan të qiteshin në tryezë të dialogut teknik, në fund të shtatorit, kur në Bruksel nuk u paraqit delegacioni serb.
Rikthimin në dialog Beogradi zyrtar e ka kushtëzuar me gjetjen e një zgjidhjeje për veriun e Kosovës, ku serbë të kësaj pjese kanë vënë barrikada nëpër rrugë, si shenjë proteste për vendosjen e policëve dhe doganierëve në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde










