Shkurt.ch
Shtohen rastet e fruthit: ishte llogaritur i çrrënjosur!
Vetëm nga fillimi i vitit janë regjistruar 21 raste. Ndërkaq gjithsej 30 veta janë infektuar nga kjo sëmundje gjatë gjithë vitit 2015
Vetëm nga nëntori i vitit të kaluar e deri tash në Zvicër janë infektuar rreth 30 veta nga fruthi (shytat). Vetëm nga fillimi i vitit janë regjistruar 21 raste. Ndërkaq gjithsej 30 veta janë infektuar nga kjo sëmundje gjatë gjithë vitit 2015. Në vitin e përmendur, sipas parashikimeve të kompetentëve, kjo sëmundje infektive duhej të çrrënjosej.
Sipas Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG) fruthi ka prekur të vegjlit dhe të rriturit njësoj në të gjitha regjionet e vendit.
Duke pasur parasysh një zhvillim të tillë, BAG i ka bërë apel popullatës që të kontrollojnë statusin e vaksinimit, dhe sipas nevojës të bëjnë kompensimin, transmeton albinfo.ch. Mbrojtja e sigurt llogaritet se realizohet vetëm pas marrjes së dy dozave të vaksinës.
Fruthi konsiderohet si një nga sëmundjet infektive më ngjitëse. Një sëmurje e fruthit në rast se është pa ndërlikime, zgjat pesë deri në dhjetë ditë. Por, në rast se paraqiten komplikime, fruthi mund të zgjasë për disa javë ose muaj
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












