Kosova
Shtyhet vendimi për dinarin, por Banka Qendrore hedh poshtë çdo mundësi për anulimin e tij
Kosova duket se do të bëjë një hap pas sa i takon zbatimit të vendimit të bankës për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb, vendim i cili pritej të hynte në fuqi nesër, më 1 shkurt.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lënë të kuptohet se do të ketë një shtyrje të afatit, duke bërë të ditur e gjatë ditëve në vijim do të merret një vendim që respekton Kushtetutën dhe vullnetin e aleatëve.
“Janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do ta respektonin nenin 11, por në anën tjetër, do të lë një kohë për informimin e qytetarëve. Siç e dini, për çdo çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, shtrirjen e sovranitetit dhe me sigurinë e shtetit tonë, sa herë i kemi aleatët tonë në krahë, atëherë tejkalohen edhe këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetuës sonë në tërësi”, tha Osmani.
Po ashtu kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, ka thënë se po diskutohet shtyrja e vendimit, ndërsa pezullimi i tij nuk është opsion.
Shtyrja e zbatimit të vendimit për mospërdorimin e dinarit serb në Kosovë u kërkua nga vendet e Quintit, me argumentin se ngre shqetësime në lidhje me ndikimin që do të ketë në komunitetet me shumicë serbe.
Komuniteti serb në Kosovë e ka kundërshtuar vendimin, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq mblodhi në një takim urgjent disa nga ministrat e qeverisë së tij.
Sipas mediave serbe, në takim u diskutuan hapat që do të ndërmerren për çështjen e dinarit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












