Bota

Vdiq i mbijetuari më i moshuar i Holokaustit

I mbijetuari më i moshuar hungarez i Holokaustit, Elemer Spiegler, vdiq në moshën 106-vjeçare.

Spiegler bëri punë të detyrueshme si këpucar nën rregullat e regjimit nazist, të aplikuara nga regjimi i Miklos Horty, i cili ishte aleat me Hitlerin.

Në 1944, Spiegler u dërgua në kampin e përqëndrimit në Mat’hauzen, përcjell albinfo.ch.

E gjithë familja e tij u vra gjatë Holokaustit. Në 1948, Spiegler u martua me Rozalia Weltlinger (1921-1996), e cila ishte arratisur nga Aushvici.

Më shumë se 500 000 hebrfenj hungarezë vdiqën gjatë Holokaustit.